Flash News

E-TJERA

Afati i fundit i deklarimit të të ardhurave deri më 30 Prill: Kush nuk e plotëson gjobitet

Afati i fundit i deklarimit të të ardhurave deri më 30 Prill:

30 Prilli, është data që shënon afatin e fundit për deklarimin e të ardhurave. Janë të paktën mbi 82 mijë individë të cilët kanë edhe një javë kohë deri në plotësimin e deklaratës vjetore të të ardhurave.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri tani plotësimin e deklaratës vjetore të të ardhurave e kanë plotësuar 13 500 të punësuar me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër rreth 69 000 persona i përkasin të dypunësuarve.

Të dypunësuarit duhet të grumbullojnë të ardhurat për vitin tatimor 2021 dhe t’i deklarojnë ato si një pagë e vetme duke paguar tatim shtesë, edhe nëse kanë marrë qoftë edhe për një muaj një rrogë të dytë, ç’ka sjell automatikisht rritje të taksave për të ardhurat për këtë kategori që janë në numër të konsiderueshëm.

Ajo që vihet re nga të dhënat e Tatimeve është një rritje e numrit të të ashtuquajturve “milionerët e vegjël”, pra të individëve me të ardhura që kalojnë pragun 2 milionë lekë duke u rritur në mbi 13 000, nga 12 mijë që ishin krahasuar me një vit më parë.

Pas 30 prillit, kushdo që nuk ka arritur ta plotësojë në kohë atë ose e plotëson me të dhëna të pasakta do të gjobitet në masën 5 mijë lekë.

Burimi: Top Channel

Të fundit