Flash News

E-TJERA

Afati përfundon në mesnatë, ja lista me 39 parti të regjistruara deri tani në KQZ

Afati përfundon në mesnatë, ja lista me 39 parti të

Deri tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 39 parti politike në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Afati i regjistrimit të subjekteve politike në KQZ përfundon në mesnatë.

Partitë e regjistruara deri tani në KQZ-së:

-“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama

-“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha

-“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta

-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj

-Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani

-“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori

-Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj

-“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka

-“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami

-“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia

-“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi

-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati

-“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi

-“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri

-“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi

-“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri

-“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule

-Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski

-Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani

-Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj

-Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso

-“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka

-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj

-“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni

-“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa

-“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari

-“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova

-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti

-Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi

-“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu

-“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka

-“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi

-Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu

-Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu

-Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi

-Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi

-Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj

-Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti

-Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda.

Të fundit