Flash News

E-TJERA

Afera Bankers Petroleum, gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist

Afera Bankers Petroleum, gazetarja: Të përfshirë një ish

Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi një nga hetimet më të bujshme që po zhvillohen aktualisht nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit: çështja Bankers Petroleum.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se hetimi ka marrë përmasa të gjera dhe përfshin figura të larta politike, gjyqësore dhe administrative.

“Në dosjen e prokurorisë së Fierit, rezulton një ish ministër i kohës së Ramës në qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2”, që rezulton i përfshirë dhe një deputet i Kuvendit në rradhët e socialistëve, që rezulton person i referuar si i përfshirë në aferën Bankers. Pra këta janë referuar si të përfshirë në disa vepra penale. 

Momenti i dytë, janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë patur çështje të Bankers dhe dyshohet se kanë marrë vendime për arsye korruptive. Ka edhe zyrtarë të tatimeve, po verifikohen nëse kanë patur rol për shmangien e tatimeve, që kompania të dilte me humbje. Këto janë fushat e veprimit ku është ndalur Prokuroria e Posaçme. Janë bërë shumë përgjime, gama e personave të hetuar do të jetë shumë e madhe. SPAK ende nuk i ka thirrur personat.

Me sa duket prokuroria po sheh nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim si Fieri për personat e parë të dyshuar. Mund të ketë mundësi për masa të reja për zyrtarët e lartë”, deklaroi Lala.

 

Të fundit