Flash News

E-TJERA

Afera e Ballukut me tunelin e Llogarasë, Dumani konfirmon nisjen e hetimeve

Afera e Ballukut me tunelin e Llogarasë, Dumani konfirmon nisjen e hetimeve

Deklaratat e bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj për aferën me tunelin e Llogarasë janë nën hetim. Kjo u konfirmua nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Në një konferencë me gazetarët, Dumani u pyet për akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, por u shpreh se nuk mund të jepte informacione, për shkak të hetimeve.

“Nuk mund të jap informacion për efekt hetimi”, tha Dumani.

Arben Ahmetaj Ballukun se pas vizitës në Turqi, anuloi tenderin që kishte fituar kompania Gjoka, duke ia dhënë tenderin e tunelit të Llogarasë një firme turke, që kërkoi 50 milionë euro më shumë.

“Tuneli i Llogarasë është një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk … Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët”, deklaroi asokohe Ahmetaj.

Të fundit