Flash News

E-TJERA

Afera e inceneratorëve, gazetarja e BIRN: Janë përdorur njerëz të thjeshtë përmes faturave fiktive për zhvatje nga tatimet

Afera e inceneratorëve, gazetarja e BIRN: Janë përdorur

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani ka zbërthyer më shumë detaje nga skema e aferës së inceneratorëve ku njerëzve të thjeshtë u merret identiteti për t’i etiketuar si milionere.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN tv, ajo thotë se këtyre personave u janë përdorur personalitetet për qëllime fiktive për zhvatje nga tatimet.

“Duhet hetime për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, për aq sa kam parë, emri i zonjës dhe i të tjerëve është përdorur për një kompani letër, që nuk ka adresë, që nuk ekziston, s’ka as punëtor, as nuk ka seli, por thjesht prodhon fatura.

Këta njerëz të thjeshtë, një ditë rezultojnë se kanë qarkulluar miliona përmes fatura fiktive. Përmes kësaj skeme ka disa motive pse mund të jenë bërë, krijohet përshtypja se janë bërë edhe nga njerëz që dinë se si funksionojnë tatimet dhe skemat e TVSH-së, janë përdorur për zhvatje nga tatimet”, u shpreh Bogdani.

 

Të fundit