Flash News

E-TJERA

Afera e inceneratorëve/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg ish-ministrin Lefter Koka

Afera e inceneratorëve/ Kërkoi ndryshimin e masës së

Gjykata e Posaçme ka nuk e ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për ndryshimin e masës së sigurisë, teksa ndodhet në qeli nën akuzat për shpërdorim detyre, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Pavarësisht kërkesës, Gjykata e Posaçme ka vendosur që Koka të vijojë të hetohet nën masën “Arrest me burg”.

Mbi Kokën janë 2 masa me ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e tij.

 

 

  

Të fundit