Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Afera me dherat te Inceneratori i Tiranës, Bashkia Tiranë në shërbim të koncesionarit

Kronos ka arritur të sigurojë materiale dhe dokumente të cilat hedhin dritë për herë të parë mbi gropën financiare të inceneratorit të Tiranës dhe një skemë tjetër zhvatëse e njohur si afera e dherave.
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Tiranës, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbatimin e kontratës. SPAK akuzon 13 persona për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për inceneratorin, mes tyre dhe zyrtarë të lartë si ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti i PS Alqi Bllako dhe 2 ish-drejtorë të Bashkisë Tiranë. Në korrik të vitit të shkuar u lëshuan dhe 8 urdhër arreste të tjera për disa biznesmenë dhe punonjës të kompanisë Integrated Energy, të cilët akuzohen se bashkë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton kanë pastruar 20 milion euro.
Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka gjetur në arkën e inceneratorit të Tiranës vetëm 40 mijë euro, ndërsa vlera e investimeve të realizuara në landfillin e Sharrës sipas regjistrave të shoqërisë rezultonte 23.3 milion euro, nga 140.9 milion euro me TVSH që do të duhet të ishte investimi i plotë. Gjatë viteve të operimit, deri në korrik 2023 koncesionari kishte arkëtuar 105 milion euro nga bashkitë e qarkut Tiranë, ku shumicën e kishte bashkia e kryeqytetit me 66 milion euro dhe pjesën tjetër privatët që depozitonin inertet.
“Nga konfirmimi i dhënë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe
Konfiskuara, rezulton se vlera e investimeve të kryera dhe të raportuara pranë Autoritetit Kontraktor deri më datë 31 korrik 2023 nga shoqëria koncesionare ‘Integrated Energy’ është 23.3 milion euro nga 140.9 milion euro që është vlera totale e investimeve për t’u kryer referuar lejes së ndërtimit. Shoqëria ka kryer vetëm 18% të investimeve”, thuhet në dosjen e SPAK.
Të dhënat financiare të bilancit të vitit 2023 i depozituar nga administratori shtetëror, kompania e sekuestruar Integrated Energy rezulton se ka 24 milion euro detyrime në formën e kredive dhe taksa të pashlyera, ndërsa janë tërhequr si parapagimeve 23 milion euro të tjera. Vitin 2023 Integrated Energy realizoi të ardhura në vlerën 15 milion euro, nga ku 40% e tyre ose 6.1 milion euro ishte fitim neto. Nëse do të përdorej ky marzh fitimi me arkëtimet 140 milion euro që ka marrë inceneratori i Tiranës deri më sot, duke llogaritur investimet por dhe parapagimet, do të rezultonin 50 milion euro të zhdukura!
SPAK nuk ka rezultuar efiçent në gjetjen e parave dhe pse ka gjurmuar disa transaksione që janë bërë drejt firmës mëmë në Holandë Geogenix, si dhe një vlere prej 28 milion euro e cila është faturuar nga kompania “Integrated Technology Services” e Klodian Zotos për punime në incinerator, por që kontrata që kjo firmë kishte me Integrated Energy ishte 2 herë më pak, 15 milion euro. Mospërputhje ka patur dhe me disa pagesa të bëra nga inceneratori i Tiranës në drejtim të firmës ‘ITS’ të Klodian Zotos. Gjurmë pagesash janë konstatuar dhe drejt Bullgarisë, Lituanisë, Portugalisë dhe Turqisë, ndërsa një bankë në Angli ka refuzuar të bëjë transaksionet.
“Nga aktet e administruara rezulton se nga ana e shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy’ janë transferuar shuma të konsiderueshme në drejtim të shoqërisë holandeze ‘Geogenix BV’ në llogaritë bankare që kjo shoqëri ka hapur në shtetin e Turqisë dhe Lituanisë. Për të justifikuar transferimin e shumave monetare nga shoqëria koncesionare në drejtim të llogarive bankare të shoqërisë holandeze ‘Geogenix BV’ janë përdorur fatura fiktive, në bazë të një kontrate të lidhur në datën 28 qershor 2022 mes ‘Integrated Energy’ dhe ‘Gegogenix BV’, ku kjo e fundit merr përsipër furnizimin me një pajisje trajtimi tymrash ne vlerën totale prej 3.2 milion euro, 6 muaj nga data e nënshkrimit. Pajisja nuk ka mbërritur dhe trajtimi i tymrave bëhet si proces pasi nis puna e inceneratorit,” thuhet në dosjen e SPAK.
Hetimet tregojnë se Mërtiri dhe Zoto përdornin një pjesë të parave që merrnin nga inceneratori i Tiranës për të financuar punimet e inceneratorit të Fierit. Madje në disa raste ata kanë probleme me pagesat, ku pas marrjes së kontratës për inceneratorin e Tiranës, vendosin që festën që do të zhvillonin në Sardenja të Italisë ta shtyjnë.
“Hastoçin nuk e heqim dot se janë lekët e veta që ja kemi përdorur ka 3 javë dhe nuk ia vonojmë dot më. Hiq Kinën dhe Sardenjën dhe je në rregull. Kur të futen lekët e tjera ikim në Kinë, Sardenja ka kohë. Faleminderit”, thuhet në një email që Mërtiri komunikon me punonjësit.
Në një tjetër moment Mirel Mërtiri refuzon të bëjë rritjen e pagave për stafin.
“Çuna me gjithë dëshirën e madhe që kam që t’iu jap lekë pafund këtyre njerëzve, po ju sjell në kujtesë që unë nuk i pres me gërshërë."
Ndërsa në episode të tjera rrogat e punonjësve shkurtohen për mosrespektim të orarit të punës.
“Përshëndetje, për moszbatimin e emailit të mëposhtëm, të gjithë punonjësve të kompanisë ‘S&E’ do t’i hiqet paga për muajin korrik me 10 000 lekë. Gjithë të mirat," thuhet në një tjetër email.
Pasi nisin pagesat nga Bashkia Tiranë situata ndryshon dhe të ardhurat për koncesionin rriten edhe nga një marrëveshje që 3 drejtorë të Bashkisë Tiranë, Ermal Kapllanaj i Policisë Bashkiake, Taulant Tusha i drejtorisë së Punëve Publike dhe Kryeinspektori i Mjedisit Evisjon Salku, nënshkruan me Giusepe Ciaffalgione, administratorin i inceneratorit Tiranë, për të rregulluar aktivitetin tregtar të përpunimit të dherave.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi dhe koordinimi midis Policisë Bashkiake në funksion të rolit që ajo ka për monitorimin dhe kontrollin e territorit, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve Ujrave dhe Turizmit në Tiranë si institucioni me kompetenca për evidentimin, kontrollin dhe marrjen e masave administrative për shkelësit dhe shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy’ si përgjegjëse në bazë të kontratës koncesionare për menaxhimin e të gjitha kategorive të mbetjeve të cilat depozitohen në Sharrë,” thuhet në marrëveshje.
Marrëveshja bie ndesh me kontratën pasi Bashkia Tiranë nuk është autoritet kontraktor dhe nuk është në tagrin e saj që të shpenzojë burime njerëzore për të rritur të ardhurat e koncesionit. Nga ana tjetër e gjithë fusha e veprimit për vendosjen e tarifave të mbetjeve inerte dhe dherave ishte lënë në dëshirën e dyshes Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Fillimisht tarifa u vendos me çmimin 4 euro për metër kub për dherat dhe 10 euro për metër kub për inertet, më pas këto çmime u rishikuan duke bërë ulje për kompanitë që depozitonin sasi të mëdha. Të gjitha firmat e ndërtimit ishin të detyruara që të depozitonin dherat pranë landfillit të Sharrës dhe të paguanin tarifën te kompania Integrated Energy, në të kundërt penalizoheshin nga Policia Bashkiake ose Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.
Mirel Mërtiri krijoni fillimisht një njësi më vete brenda koncesionit me punonjës që do të merreshin posaçërisht me gjurmimin e të gjithë gropave që do të hapeshin për pallate në Tiranë, kontrollin në sistemin e lejeve që jepeshin dhe më pas do të verifikohej nëse kishin kontratë me shoqërinë ‘Integrated Energy’. Ja se çfarë rezulton nga një email që sekretarja e Mirel Mërtirit u ka nisur punonjësve të landfillit të Sharrës.
“Punonjësit duhet të pajisen me bllok dhe stilolapsa që të mbajnë shënimet gjatë orarit të vëzhgimit, targat dhe duhet të bëjnë foto. Të lexojnë kontratat me subjektet dhe t’i vihet në dispozicion çdo informacion. Të piketohet e gjithë lista e objekteve të hapura për ndërtim në Tiranë dhe të dokumentohet në dosje të veçantë. Të bëhet përpunimi i informacionit të dërguar nga djemtë e ngarkuar për të bërë vëzhgimet. Gjatë mbarëvajtjes së punës, nëse është e nevojshme, të bëhen sugjerime dhe propozime për të përmirësuar procesin e vëzhgimeve. Për çdo objekt që ka marrëveshje do vendoset një person në ngarkim".
Një tjetër punonjës i landfillit të Sharrës ka dhënë këtë dëshmi në Prokurorinë e Posaçme:
“Pas janarit 2020, jam marrë me monitorimin e shoqërive që operonin në sektorin e ndërtimit të cilat kishin lidhur marrëveshje me ‘Integrated Energy’ për depoztimin e mbetjeve, kryesisht dhera dhe inerte në landfillin e Sharrës. Procesi i monitorimit përbëhej nga disa faza. Si fillim në email-in zyrtar të shoqërisë koncesionare vinte email nga shoqëri që shfaqnin interes për depozitimin e mbetjeve. Pas lidhjes së kontratës me shoqërinë që kishte bërë kërkesën, procesi i monitorimit vazhdonte me vëzhgimin në terren të rregullsisë dhe monitorohej nëse mbetjet i depozitonte në landfillin e Sharrës apo i hidhte dikur tjetër. Po të depozitoheshin në vende të tjera ia komunikoja kontakteve në Policinë Bashkiake të Tiranës dhe kontakteve në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Me shoqëritë që nuk zbatonin marrëveshjen bëhej shkëputja e marrëveshjes, ndërsa nga ana e Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit merreshin masa administrative si gjoba të ndryshme.”
Në disa emaile të punonjësve të kompanisë Integrated Energy rezulton se çmimet e dherave i vendoste Mirel Mërtiri bashkë me Klodian Zoton.
Arjola Kodra: "Përshendetje, të lutem shoqëria "Ferro Beton & Construction. Co" për të cilën me dhe konfirmimin të procedojmë kërkojnë të sjellin edhe mbetje inerte përveç dheut dhe shtufës. Çmimin për inertet t'ia japim 20 Euro/ton pa Tvsh apo çmimin 1000 lekë/ton pa Tvsh që le dhe për shoqërinë "Gjikuria"?
Mirel Mërtiri: “Çmimin që ju e quani Gjikuria ishte çmimi për të gjithë për momentin. Faleminderit."
Në disa raste për klientë të caktuar bëhet ulje për çmimin, siç është në rastin e Bashkisë Tiranë.
Arjola Kodra: "Mirëdita Mirel, sapo na erdhi një kërkesë nga Bashkia Tiranë për mbështetje referuar depozitimit të inerteve që do të dalin nga shembja e godinës ekzistuese të Policisë Bashkiake dhe magazinave të tjetra që ndodhen atje dhe dheut që do të dalë nga gërmimi i gropës për ndërtimin e godinës së re. Punimet do të realizohen nga shoqëria ‘Arlis Ndërtim’ në formë dhurate për Bashkinë Tiranë. Bashkia ka kërkuar dhe ne t’i mbështesim duke mundësuar depozitimin e inerteve dhe dherave pa pagesë, si një dhuratë për realizimin e godinës së re të Policisë Bashkiake.”
Denisa Tollkuçi: "Përshëndetje, sapo më njoftuan që subjekti ‘Igor Elektrik’ i cili do të depozitojë mbetje inerte për llogari të Bashkisë Tiranë do të nisë depozitimet ditën e nesërme. Faleminderit".
Mirel Mërtiri: "Vazhdoni si është rënë dakord edhe me bashkinë...”
Përjashtime ka dhe në raste të tjera.
Arjola Kodra: "Përshëndetje, subjekti "Edil AL-IT", ka kërkuar të bëjë depozitim mbetjesh nga përfundimi i objekteve në rrugën Ndre Mjeda, Rezidencën Alba dhe Xhamia e Namazgjasë. Grafik depozitimi nuk ka paraqitur duke qënë se ka sasi të vogël mbetjesh inerte dhe urbane ashtu sikurse ju kanë informuar nga vizita ne terren. Do procedojmë me lidhje akt-marrëveshje apo të vijojmë me depozitim kundrejt pagesës me kupon tatimor?”
Klodian Zoto: "Vazhdoni me depozitimin dhe për sasitë lajmerojini që për efekt që kemi të bëjmë me një ndërtim të kultit fetar do të bëhet falas, pra dhuratë nga shoqëria. Ju faleminderit.”
Mirel Mërtiri: "Vetëm për mbetjet e xhamisë.”
Për disa tregoheshin muskujt, sidomos kur kishte dyshime se nuk depozitonin të gjithë sasinë e dherave.
Enigert Mita: “Përshendetje ! Më poshtë email-i i ardhur nga subjekti "Salillari" për projektin e parkimit te 7 Xhuxhat, i nënkontraktuar nga Bashkia Tiranë. Ky subjekt nuk ka dërguar dokumentacionin e plotë (lejen e ndërtimit, grafikun e depozitimeve) dhe konfirmimin për prezencën e një perfaqësuesi të ‘Integrated Energy’ në kantier për vizitë. Më njoftuan për nisjen e depozitimeve sonte në orën 21:00. Si do të veprojmë?".
Mirel Mërtiri: "S’po më pëlqen që ky vazhdon nga p... akoma..Fshatari skraparit bën
edhe p.... Ndaje Zoto çfarë ke folur...”
Nëse kishte rezistencë prishej kontrata dhe kompanitë ndëshkoheshin nga Policia Bashkiake ose Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.
Ilirjan Prifti:
"Bëmë takimin me Merkaj. Unë e deklaroj sasinë tha 15.000 ton por që të rrijë njeri në kantierin tim harrojeni. Vazhdoni rrini skutave siç keni qëndruar dhe mos i zgjoni këta të mjedisit në mes të natës. Mos e trashni dhe shumë se shqiptarë jemi dhe përplasen dhe brirët. Toni ishte me të qetë por që mesazhi u dha."
Mirel Mërtiri: "OK. Prishni kontratën ."
Favorizime kishte dhe në listat e kompanive që rezultonin debitore.
“Urdhër i Brendshëm. Për sa i përket depozituesve të dherave për shoqëritë MPI dhe Alesio, maksimumi i cash-it pa klering i lejuar do të jetë 5 milion lekë. Për Ferro Beton do të sjellë Nardi format dhe mënyrën e pagesës. Të gjithë operatorët e tjerë përveç Inerti shpk do të bllokohen nëse vlera e detyrimit kalon 500 mijë lekë. Shoqëritë Rei Ak, Nobi dhe Agicons nuk përfshihen në situatën më sipër (vazhdojnë si mëparë)."
Në kulmin e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës, gjatë vitit 2023, kur Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto ishin në kërkim, rezulton se menaxhimin e landfillit vazhdonin ta bënin ata dhe njerëz të tyre, madje të merrnin sërish para nga tarifa e dherave, të cilat nuk faturoheshin, por merreshin ‘cash’ me ndihmën e një punonjësi të kompanisë Integrated Energy, i cili ia dorëzonte një personi kontakti të Mirel Mërtirit dhe ai më pasi a dërgonte vetë Mërtirit.
Nga data 21 mars 2023 deri në datën 21 qershor 2023 janë dërguar 500 mijë euro. Nga depozitimi i dherave vlerësohet që të jenë mbledhur afërsisht 50 milion euro, ndërsa kapacitetet e landfillit të Sharrës janë drejt ezaurimit dhe mund të nevojiten fonde të tjera buxhetore. Deri më sot për këtë koncesion ku inceneratori nuk ekziston janë paguar 90 milion euro nga buxheti i shtetit dhe afërsisht 50 milion euro nga subjektet private. MCN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38