Flash News

E-TJERA

Afera me sterilizimin, lirohen nga burgu ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj

Afera me sterilizimin, lirohen nga burgu ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj dhe

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar lirimin e ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, të dënuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Shkak për lirimin e tyre është bërë përfundimi i kohës së dënimit, pasi periudha e kaluar në paraburgim është llogaritur si ekuivalente me dënimin përfundimtar prej 4 vitesh burgim që iu caktua secilit.

Si Rrjepaj, ashtu edhe Rrapaj, përfituan nga gjykimi i shkurtuar, çka solli uljen e dënimit fillestar.

Ata u gjetën fajtorë për shkelje në procedurat e koncesionit me vlerë 100 milionë euro, por u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Të fundit