Flash News

E-TJERA

Aferat korruptive, kreu i SPAK: Sistemi nuk ka funksionuar, ka ardhur koha të ndëshkohen veprat penale

Aferat korruptive, kreu i SPAK: Sistemi nuk ka funksionuar, ka ardhur koha

Problematika e korrupsionit lidhur me kontratat koncesionare u pasqyrua edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan Shtetit (DASH), ku thuhej se projektet e partneritetit publik privat (PPP), kishin ulur mundësinë e konkurrencës për shkak të korrupsionit.

Në një intervistë për emisionin “Vetting” në ABC, drejtuesi i SPAK Arben Kraja, tha se për një kohë të gjatë sistemi nuk po funksionon siç duhet dhe mungon sistemi i ndëshkueshmërisë për personat që kryejnë vepra penale.

Sipas tij, do të duhet shumë kohë që të rikthehet në gjendje normaliteti, por të gjithë personat e pandëshkueshëm për arsye të suportit politik apo financiar do të ndëshkohen.

“Është një kohë e gjatë që sistemi nuk ka funksionuar siç duhet. Është kohë e gjatë që është kthyer në sistem mungesa e ndëshkueshmërisë për persona që kryejnë vepra penale apo për persona që shkelin ligjin. Është kohë e gjatë që këto kategori njerëzish në vend të dënohen kanë qenë njerëzit më të preferuar se për një kohë të shkurtër arrinin sukses dhe nuk merrnin ndëshkim. Është totalisht e gabuar por do shumë kohë që të rikthehet në gjendje normaliteti. Nuk kthehet brenda ditës por do kohën e vet dhe për të ndërtuar një proces duhet kohë dhe prova se nuk mund të bëhesh arbitrar. Ka ardhur koha që persona të pandëshkueshëm për arsye të suportit politik për arsye të suportit financiar, apo të krimit dhe rrezikshmërisë nuk janë ndëshkuar ka ardhur koha të ndëshkohen pa diskutim. Rast pas rasti”, u shpreh Kraja.

 

 

 

Të fundit