Flash News

E-TJERA

Afganët e parë lënë Shqipërinë, avioni niset nga Tirana për në SHBA

Afganët e parë lënë Shqipërinë, avioni niset nga

Afganët e parë janë larguar nga Shqipëria, për të nisur jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se avioni me 212 afganë është nisur sot në orët e para të mëngjesit.

Ambasada amerikane në Shqipëri shkruan se gjatë nisjes së avionit, për t`i përcjellë ishin ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Kim ka falenderuar popullin shqiptar për mikpritjen, teksa tha se shqiptarët i treguan edhe njëherë botës traditën e besës, thotë Kim.

“Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre. Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, shkruan ambasada amerikane.

Të fundit