Flash News

E-TJERA

Afganët e Shëngjinit në protestë, shoqata financuese nuk paguan detyrimet e hotelit

Afganët e Shëngjinit në protestë, shoqata financuese nuk

Një pjesë e afganëve të strehuar në një resort në Shëngjin, janë ngritur në protestë.

Një nga 5 organizatat që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri, nuk i ka shlyer detyrimet e hotelit që prej muajit janar kur mbërritën në Shëngjin. Afganët rrezikojnë të mbeten në rrugë, pasi administratori i resortit thotë se deri tani nuk ka zgjidhje.

Administratori pohon se është kërkuar edhe ndërhyrja e qeverisë për të zgjidhur çështjen e pagesës.

“Kemi një problem financiar me një prej fondacioneve dhe po bashkëpunojmë të gjejmë një rrugë të përbashkët për kryerjen e pagesës. Nuk kemi marrë vendim për ti nxjerrë forcërisht ose për ti dëbuar nga resorti. Pagesat nuk janë kryer që nga janari. Po diskutohet pjesa e pagesës. Eshtë futur dhe qeveria në negociata”, pohon administratori.

 

Të fundit