Flash News

E-TJERA

Afganët/ “Sillesh sikur e ke çliruar vetëm”, Rama-komentuesit: Vendimet i marrim me autorizimin e popullit

Afganët/ “Sillesh sikur e ke çliruar vetëm”,

Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohën për t’ju përgjigjur komentuesve në Facebook, pasi konfirmoi se Shqipëria është shprehur e gatshme për të strehuar përkohësisht qindra afganë pas pushtimit nga talebanët.

Në koment, qytetari i shkruan se po e përdor vendin sikur të jetë pronë e tij.

O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh çliruar ti ketë vend ,dhe po e përdor sikur te jete pronë e jotja ,nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes tënde ,te duket vetja se je baba i gjithë kombit dhe i merr vendimet vetë pa e diskutua me njeri ,mos harro se nuk është pronë e jotja Shqipëria ,kanë luftuar të tjerë, ti e gjete gati prandaj cdo vendim qe ka te beje me te ardhmen e shqiptareve mos e merr me kokën tënde”- shkruan qytetari, të cilit kryeministri i përgjigjet duke thënë se vendimet i merr me autorizimin e popullit.

”Jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine!”- i përgjigjet Rama.

Afganët/ “Sillesh sikur e ke çliruar vetëm”,

Të fundit