Flash News

E-TJERA

Afganët po "skanohen", merren gjurmët e gishtrinjve dhe të dhënat personale

Afganët po "skanohen", merren gjurmët e gishtrinjve dhe

Refugjatët afganë që janë strehuar aktualisht në Shqipëri i janë nënshtruar procesit të regjistrimit. Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 607 afganë ndërsa pritet të vijnë edhe të tjerë.

Përveç shenjave të gishtërinjve, ata edhe janë fotografuar në aereoportin e Rinasit dhe më pas janë transportuar në vendet ku po qëndrojnë aktualisht.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në media të gjithë personat me kombësi afgane fillimisht janë regjistruar në Afganistan, ndërsa verifikimi i listave të tyre bëhet në policinë shqiptare aty ku dhe regjistrohen.

Shqipëria iu përgjigj menjëherë thirrjes së SHBA-së për të strehuar afganë që iu rrezikohet jeta, pasi vendi ra nën kontrollin e talebanëve. Përveç Shqipërisë, afganë ka pritur edhe Kosova me Maqedoninë e Veriut.

 

Të fundit