Flash News

E-TJERA

Afganët thirrje për mbrojtje: Vajzat dhe gratë në Shqipëri po diskriminohen

Afganët thirrje për mbrojtje: Vajzat dhe gratë në

Afganët e ardhur në Shqipëri pas pushtimit të Afganistanit nga regjimi taleban, kanë bërë thirrje për ndihmë, kujdes dhe vëmendje për gratë dhe vajzat e mbetura në vend.

Një artikull i Associated Press, shkruan se thirrja ndaj institucioneve respektive vjen pas diskriminim të rëndë me bazë gjinore, që po iu bëhet nga vendasit, vajzave dhe grave që po jetojnë ende në Shqipëri.

Një mjek gjinekolog, që ushtronte profesion në Kabul, Masoud Faizy, ka bërë thirrje që grave dhe vajzave t’iu ofrohet mbrojtje tani, në të kundërt do të jetë shumë vonë.

"Nëse bota nuk i kushton vëmendje situatës së rëndë të grave afgane tani - pa punë, të izoluara në shtëpi, pa perspektiva përpara, nesër do të jetë tepër vonë," Masoud Faizy, një gjinekolog i cili ishte drejtor kërkimi në Malali, spitali i Maternitetit në Kabul.

Faizy tha se miqtë me të cilët kishte komunikuar thanë se jeta e saj ishte bërë "e padurueshme" që kur trupat perëndimore u larguan nga Afganistani dhe talebanët morën drejtimin e vendit në gusht.

Rreth 550 afganë të evakuuar ndodhen në qytetin bregdetar shqiptar të Golemit, 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tiranë. Për më shumë se dy javë, gratë në grup shkruanin artikuj, postuan mesazhe në mediat sociale dhe kontaktuan autoritetet dhe organizatat e huaja për t'u kujtuar njerëzve për përkeqësimin e kushteve në Afganistan.

Shamail Zarei, një anëtare e bordit të Rrjetit të Grave Afgane tha se fushata e ndërgjegjësimit të publikut në Shqipëri lindi nga biseda të tilla. Por mesa duket ndërgjegjësimi nuk ka arritur në nivelin e duhur, sa gratë dhe vajzat afgane të ndjehen të mirëpritura dhe të sigurta, sikurse shprehen bashkëkombasit e tyre.

Të fundit