Flash News

E-TJERA

AFP: Shuhet Kadare, ishte një dritë në ditët më të errëta të Shqipërisë

AFP: Shuhet Kadare, ishte një dritë në ditët më të

Agjencia e madhe franceze AFP  ka shkruar për humbjen e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

AFP  shkruan se Kadare e përdori penën e tij si jë armë të fshehtë për ti mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë, Enver Hoxha.

“Tregimi i tij i sofistikuar – shpesh i krahasuar me atë të George Orëell ose Franz Kafka – përdorte metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985”, shkruan agjensia AFP.

Ata theksojnë se romanet, esetë dhe poezitë e Kadaresë janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, duke e bërë atë romancierin më të njohur modern të Ballkanit.

Të fundit