Flash News

E-TJERA

Afrim Krasniqi godet ministren e Brendshme: Një militante ekstreme, patronazhistët po terrorizojnë shqiptarët

Afrim Krasniqi godet ministren e Brendshme: Një militante ekstreme,

Afrim Krasniqi, drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, ka goditur ashpër ministren e Brendshme, Albana Koçiu, pas deklaratave të saj të fundit.

I ftuar në A2 CNN, Krasniqi e cilësoi Koçiun një “militante ekstreme” dhe id ha të drejtë kryeministrit Rama kur dikur, e quajti “të paaftë” në politikë.

Krasniqi foli edhe për përfshirjen e patronazhistëve dhe militantëve në denigrimin e familjeve shqiptare, duke shprehur shqetësim për heshtjen e zyrtarëve të lartë.

“E dini ç’punojnë militantët dhe patronazhistët në sistem? E dini që terrorizojnë familjet shqiptare me komentet e tyre? Keni parë rast të vetëm kur titullarët e pushtettshëm të marrin në mbrojtje që denigrohen me aksion vullnetar nga militantët e tyre e dini që terrorizojnë familjet shqiptare me komentet e tyre, me sjelljet e tyre në ekranet televizire, në studio televizive dhe më pas në rrjetet soiciale.

Unë sot pashë ministren e Brendshme me një deklaratë që unë e kuptoj emocione e pamësuar në politikë, s’merr vesh nga ato gjëra dhe mirë i tha kryeministri merru me gjendjen civile. Po unë e mendoj që zonja ka qenë drejtuese e DAP-it dhe ne kemi menduar që DAP-i është institucioni më i pavarur i Shqipërisë, se kështu na është thënë në raport. Dhe ditën që ti e merr drejtuesen e DAP-it, e bën ministre dhe del militante ekstreme, ti kupton që i gjithë ai kostumi i pavarësisë që ti ke krijuar ka qenë fiktivitet”, deklaroi Afrim Krasniqi.

Të fundit