Flash News

E-TJERA

Afro 57 mijë familje preken nga rritja e çmimit, çdo kilovat mbi fashë tariforet 3.5 herë më shtrenjtë

Afro 57 mijë familje preken nga rritja e çmimit, çdo kilovat

Qeveria vendosi të zbatojë energjinë elektrike me fasha, sipas së cilës ato familje që shpenzojnë më shumë se 700 kWh do të paguajnë më shtrenjtë.

Janë rreth 57 mijë konsumatorë familjarë të cilët preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike ose ndryshe afro 6.74 % abonentë shpenzojnë mbi 700 kWh duke tejkaluar fashën e përcaktuar të energjisë.

Sipas një raporti të Ministrisë së Energjetikës, nga 1.092.547 abonentë që janë në total në Shqipëri, 2525.567 abonentë kanë konsum ‘zero’ të energjisë. Ndërsa konsumatorë aktivë janë 839.980 konsumatorë familjarë.

Ndryshe nga familjet që tejkalojnë fashën e energjisë, ata konsumatorë të cilët nuk shpenzojnë më shumë e 700 kWh, do të vijojë të tarifohen me 9.5 lekë/ kWh, ndërsa çdo kilovat i shpenzuar mbi këtë fashë, do të faturohet me çmimet e tregut që janë rreth 3.5 herë më të larta.

Teksa ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi vendimi në fjalë, qeveria vendosi të zgjasë emergjencën energjetike deri më 31 Dhjetor 2022.

Burimi: Opinion

Të fundit