Flash News

E-TJERA

Afro 5.7 mln të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 2021/ Rritet numri i turistëve polakë e spanjollë

Afro 5.7 mln të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 2021/ Rritet
Foto Ilustruese

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar për muajin Dhjetor 2021 është rritur me 50.7% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 3030.

Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm për muajin Dhjetor 2021 kanë hyrë 267.409 shtetas të huaj, një shifër kjo e rritur me 47.9% krahasuar me Dhjetor 2020.

Sa i përket vitit 2021 në tërësi, numri shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 5.688.649, duke u rritur me gati 2.1 herë më shumë se viti 2020. Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori gjatë vitit 2021 është 4.290.786, rritur me 44.2% krahasuar me vitin 2020 ku numëroheshin 5.432.040 shqiptarë.

Gjatë vitit 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa një rritje kanë pësuar edhe Polonia me 4.6 herë më shumë, Spanja me 4.5 herë dhe SHBA-ja me 3.9 herë duke e krahasuar me vitin 2020.

Pjesa më e madhe e të huajve e kanë vizituar Shqipërinë për qëllime personale, por nuk mbeten pas as pushimet dhe udhëtarët transit.

Në total, numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2021 është rritur me 114% krahasuar me vitin 2020, duke arritur në afro 5.7 milionë.

Të fundit