Flash News

E-TJERA

Agim Nesho debat me deputetin e PS: Të kam marrë në punë me mik, më je lutur!

Agim Nesho debat me deputetin e PS: Të kam marrë në punë me

Diplomati Agim Nesho ka debatuar me deputetin e PS-së Arben Pëllumbi teksa diskutonin mbi kaosin e krijuar së fundmi në Kuvend.

Të ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Nesho është shprehur se deputetin e PS-së Arben Pëllumbi e ka marrë para disa kohësh në punë dhe sipas tij ky i fundit i është lutur.

Pëllumbi iu kundërpërgjigj duke i thënë se e mori se e kishte mik.

Pjesë nga biseda:

Agim Nesho: Si s’ju vjen turp

Pëllumbi: Nuk ka për turp.

Nesho: Drejtësinë e ka nën kontroll. Më është lutur kur e kam marrë në punë  në Akademinë e Shkencave

Pëllumbi: Më pas  e përmbysa sistemin tënd dhe nuk mbeta nën hijen tënde.

Nesho: Ty të mora njëherë në punë.

Pëllumbi: Më more se më kishe mik. S’më more për zotësi.

 

 

 

Të fundit