Flash News

E-TJERA

Agjencia për Mediat, gazetarët: Centralizimin informacioni, për të na mbyllur gojën. Pakëson zërat kritikë  

Agjencia për Mediat, gazetarët: Centralizimin informacioni, për

Pas betimit në presidencë, qeveria ‘Rama 3” shpalli edhe vendimet e para Ndër to është edhe krijimi i Agjencisë për Median dhe Informimin, të cilët ekspertët e fushës e kanë cilësuar si një agjenci që sjell propagandë dhe censurë.

Të ftuar në studion e “ABC Live”, gazetarët janë shprehur se agjencia do të centralizojë informacioni dhe do të vendosë gazetarët në censurë.

Analisti Aleksandër Çipa, përveçse centralizim të informacionit, e ka cilësuar agjencinë penalizuese ndaj politikave editoriale dhe redaksionale që do të ndërmerren.

“Duhet të kemi drojen për atë që do të sjellë si pasojë. Ky është formalizim i asaj që është bërë në mënyra të tjera. Centralizimi i informacionit që duhet të vijë  prej të gjitha nivele të administratës. Nuk duhet ta ngatërrojmë procesin e monitorimit… Ka penalizim, pakënaqësitë do të reflektohet në politika edituese dhe redaksionale. Punonjësit e kësaj agjencie nuk do të kenë statusin e nëpunësit civil, po çfarë statusi do të kenë?”, është shprehur Çipa.

Koloreto Cukali e sheh krijimin e Agjencisë për Median më shumë si një censurë ndaj gazetarit. Kurse gazetari Bledian Koka theksoi se më shqetësuese duhet të jenë portalet e hapura masivisht. “Një lloj grupi sulmi qeveritar, të paguar me taksat tona për të na e mbyllur gojën ne”, është shprehur ai.

Gazetarja Esiona Konomi shtoi se do të jetë shumë e vështirë liria e fjalës, sidomos për zërat kritikë, rrethi i të cilëve do të vijë duke u ngushtuar.

“Do të ngushtohet numri i atyre që do të dalin të flasin pa leje. Do të ketë gjithnjë e më pak zëra kritikë”, ka thënë Konomi.

 

Të fundit