Flash News

E-TJERA

Agjenti e shoqëroi Vis Martinajn në Durrës, pak ditë më vonë u deklarua i zhdukur

Agjenti e shoqëroi Vis Martinajn në Durrës, pak ditë më

Agjenti i Forcë Operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lami, ra sot në pranga pasi dyshohet të ketë ndihmuar në arratisjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Sipas informacioneve të mbledhura nga Prokuroria e Kurbinit, janë sekuestruar disa pamje filmike ku duket se shfaqet Martinaj në shoqërinë e një vajze dhe efektivit të Operacionales. Pamjet filmike janë kapur nga kamerat e sigurisë në një ambient në Durrës.

Mësohet se Lami e ka shoqëruar Martinajn me makinë në datën 7 gusht të vitit 2022.

Familja e Martinajt denoncoi në polici humbjen e kontakteve me Ervisin më 11 gusht të këtij viti. Xhaxhai i Martinajt deklaroi në polici se dyshojnë që Vis Martinaj të jetë në rrezik nga grupet kriminale.

Të fundit