Flash News

E-TJERA

Agravon sherri mes të rinjve në Fier, vritet me thikë 19-vjeçari, plagoset një 20-vjeçar

Agravon sherri mes të rinjve në Fier, vritet me thikë

Një 19-vjeçar ka humbur jetën pas një debati mes të rinjsh, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës.

Sipas policisë, 19-vjeçari është plagosur nga F. M., 18 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta. I plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar i cili ndërhyri për të shuar konfliktin.

Autori i ngjarjes është vënë në pranga nga policia.

“Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Të fundit