Flash News

E-TJERA

Agravon tensioni mes naftëtarëve dhe forcave të policisë në Ballsh, Sindikata e Fermerëve u del në mbështetje

Agravon tensioni mes naftëtarëve dhe forcave të policisë

Naftëtarët e Ballshit kanë vijuar në ditën e 16 të protestave të tyre, teksa në mbështetje të tyre ka qenë edhe Sindikata e Fermerëve.

Protesta e sotme pati tensione dhe përplasje mes forcave policore dhe naftërarëve, teksa këta të fundit tentuan të hyjnë në Uzinë për të marrë librezat e punës.

 “Jemi pa bukë. Kërkojmë pronarin. Do të presim 10 minuta sa gjërat të marrin zgjidhje”, u shpreh një prej tyre.

Ndërkohë, Uzina ruhet nga policët privatë, teksa naftëtarët bëjnë thirrje që të hapen portat e uzinës.

Kreu i Shoqatës së Fermerëve Eduart Sharka tha se janë në mbrojtje të naftëtarëve dhe se edhe fermerët kanë të njëjtat problematika me ta.

“Kemi ardhur t’i mbështesim në mënyrë simbolike fermerët. Greva është forma e fundit e protestës dhe ne mbështesim çdo vendim të ndërmarrë. Do të jemi pranë naftëtarëve, pasi kanë të njëjtat problematika me ne. Edhe fermerët kanë të njëjtat shqetësime, pasi nuk kanë marrë lekët nga pikat e grumbullimit”, tha kryetari i Sindikatës së Fermerëve.

Të fundit