
Flash News
Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista
Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Najada Çomo shfaqet krah Ramës, pranon ftesën për të qenë pjesë e listave të PS
Agron Tufa nxjerr dokumentin: Dy ish-sigurimsat që punojnë në agjencinë e rëndësishme në varësi të Kryeministrisë

Agron Tufa, ish-drejtori i Institutit të Studimit të Pasojave të Komunizmit, sot në azil, ka publikuar një dokument që sipas tij, provon se në strukturën e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dy persona që kanë qenë pjesë e Sigurimit dhe ata janë.
Sipas Tufës, bëhet fjalë për punonjësit Agron Cani dhe Mark Ndreca.

“DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) është një agjenci tepër e rëndësishme në varësi të Kryeministrit (kryeministrisë).
Iu drejtova zyrtarisht, në bazë të ligjit, si të gjitha institucioneve të tjera në dhjetor 2018 për të marrë informacion, nëse kanë në strukturën e tyre ish oficerë operativë të Sigurimit të shtetit. Ndër dy-tre drejtorët e institucioneve që iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së ISKK, ka qenë dhe drejtori i kësaj agjencie, z. Dorian Tola, një shembull i rrallë korrektese e transparence.
Ai në shkresën e mëposhtme pohon se ka dy persona në DSIK që kanë qenë pjesë e Sigurimit dhe ata janë: Agron Cani dhe Mark Ndreca.
I pari ka qenë operativ sigurimi në rrethinat e Tiranës, ndërsa i dyti ka qenë operativ sigurimi në disa zona të Dibrës, kohë të cilën e kujton me nostalgji në rrëfime me shokët për bëmat dhe plotfuqishmërinë.
Edhe sot, brenda agjencisë ku punojnë, nuk e harrojnë gjuhën e shantazhit dhe mesazheve kërcënuese… Ka dhe diçka vendimtare në praninë e tyre brenda kësaj strukture: Ata janë përgjegjës të procedurës së Vetingut. A doni veting ju për figurat e larta të politikës, drejtësisë, pushtetit? Urdhëroni, jua shërbejnë mendjet dhe duart e pastra të dy ish oficerëve të Sigurimit!”, shkruan Tufa.
Ditari politik









Të fundit






A na bën optimistë një qeveri (e mundshme) e Bashës
4 Mars 2021, 21:04

6 fotografi që përshkruajnë emocione më mirë se çdo poet
4 Mars 2021, 20:48


Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
4 Mars 2021, 19:59




Georgina për Cristiano Ronaldon: Nuk ndërron as poçat në shtëpi
4 Mars 2021, 18:19
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
4 Mars 2021, 17:54
Shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të dashurohen
4 Mars 2021, 17:34

Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
4 Mars 2021, 16:58
U konsiderua si sukses, raketa e Elon Musk shpërthen sapo zbret në Tokë
4 Mars 2021, 16:41

