Flash News

E-TJERA

Agroturizmi garanton sukses, por çfarë kërkojnë turistët?

Agroturizmi garanton sukses, por çfarë kërkojnë

Kuzhina autentike dhe prodhimet vendase të servirura në mënyrë origjinale mbeten binomi që tërheq pranë vetes të huaj dhe vendas. Viti 2025 pritet të jetë vazhdim i atij që lamë pas.

Interesi turistik për Shqipërinë me një numër në rritje të vizitorëve vit pas viti është shoqëruar me të njëjtin efekt zinxhir edhe te segmenti i agroturizmit.

Njësitë agroturistike të vendosura në rajone të ndryshme të vendit kanë parë rritje të numrit të atyre që i frekuentojnë, qoftë për një vakt autentik, qoftë për një qëndrim më afatgjatë duke kaluar një apo dy net pranë bujtinave.

Për disa agroturizme, ku ka mungesë të theksuar infrastrukture, ku rrjeti energjetik është i dobët, apo kur janë të vetëquajtura të tilla pa ofruar diçka origjinale, mbijetesa është e vështirë.

Ndërsa për agroturizmet e konsoliduara dhe të hapura gjithmonë e më shumë për të dalë jashtë kornizave tradicionale në kërkim të një oferte më gjithëpërfshirëse, e ardhmja dukeMund të duket banale, por edhe qoftet e fërguara që ne bëjmë, kanë një shije fantastike që nuk e gjen në Europë, të cilat të huajve u duken mjaft të shijshme.

Gatimi dhe servirja janë elemente ku ne mund të fitojmë mjaft pikë, sepse i kemi autentike” shprehet z. Gjepali.

Kreativiteti i kuzhinave në agroturizme është vazhdimisht në evoluim duke shtuar aspekte inovative në receta tradicionale që nuk janë aspak tipike për turistët e huaj.

“Ideja jonë është që duhet pasur rrënjë dhe identitet, por edhe pak inovacion në atë që ofrohet. Janë elemente të vogla, duke përdorur ato që kemi, por gjithmonë duke mbajtur bazën dhe themelet e një kuzhine me identitet.

Për të huajt, çdo gjë që ju shkon në tavolinë janë të gjitha shije të harruara. Janë me shije autentike dhe të prodhuara nga fermerë të vegjël.

Sot vendet me popullsi të madhe ushqehen nga bujqësia intensive dhe kur shohin produkte ndoshta jo të përsosura, por me identitet, japin përshtypje shumë të mira.

E kanë shumë të vështirë të gjejnë diçka të tillë në vendet e tyre”, – nënvizon z. Prenga./ Monitor.alt optimiste.

Të fundit