Flash News

E-TJERA

AGSH reagon për mbylljen e “Lol Albania”: Rrezik për lirinë e shprehjes. Raportimet dyshohen se janë nxitur nga Ahmet Kalaja

AGSH reagon për mbylljen e “Lol Albania”: Rrezik për

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësim për mbylljen e faqes së njohur në Facebook “Lol Albania”, e njohur më parë si “Lolita”, pas një serie raportimesh të koordinuara.

Sipas reagimit, bazuar në informacionin e publikuar nga vetë faqja, këto raportime dyshohet se janë nxitur nga Ahmet Kalaja.

AGSH e konsideron shqetësuese edhe përpjekjen për të kufizuar praninë e faqes në platforma të tjera, përfshirë Instagram.

Në deklaratë theksohet se liria e shprehjes është një nga shtyllat kryesore të një shoqërie demokratike dhe mbrohet nga neni 10 i Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo liri, sipas AGSH, nuk kufizohet vetëm te informacioni apo opinioni i pranueshëm, por përfshin edhe forma të tjera të shprehjes si satira dhe ironia, të cilat janë thelbësore për kritikën publike dhe debatin shoqëror.

Asociacioni paralajmëron se përdorimi i raportimeve masive për të mbyllur faqe apo për të heshtur zëra kritikë përbën një formë presioni ndaj lirisë së shprehjes dhe krijon një precedent të rrezikshëm për censurë indirekte në hapësirën digjitale.

Në përfundim, AGSH bën thirrje për respektimin e standardeve demokratike të debatit publik, duke theksuar se kundërshtimi i përmbajtjes nuk duhet të çojë në eliminimin e saj përmes presionit. Organizata njofton se do të vijojë të monitorojë rastin dhe çdo zhvillim tjetër që mund të cenojë lirinë e shprehjes dhe pluralizmin.

 

 

Reagim i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e tij për mbylljen e faqes së njohur në facebook “Lol Albania” që ka ezistuar si “Lolita”, pas një serie raportimesh të koordinuara, të cilat sipas informacionit të vetë faqes janë nxitur nga z. Ahmet Kalaja.

Po ashtu, shqetësuese mbetet edhe tentativa për të kufizuar prezencën e kësaj faqeje në platforma të tjera, përfshirë Instagramin.

AGSH thekson se liria e shprehjes është një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike dhe mbrohet qartë nga neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo liri nuk kufizohet vetëm te informacioni apo opinioni “i pranueshëm”, por përfshin edhe forma të tjera të shprehjes, si satira dhe ironia, të cilat janë mjete legjitime për kritikën publike dhe debatin shoqëror.

Në këtë kontekst, përdorimi i mekanizmave të raportimit masiv për të mbyllur faqe apo për të heshtur zëra kritikë, përbën një formë të rrezikshme presioni ndaj lirisë së shprehjes dhe krijon një precedent shqetësues për censurë indirekte në hapësirën digjitale.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë nxit respektimin e standardeve demokratike të debatit publik dhe rikujton se kundërshtimi i përmbajtjes nuk duhet të çojë në eliminimin e saj përmes mjeteve të presionit.

AGSH do të vijojë të monitorojë këtë rast dhe çdo zhvillim tjetër që cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin në hapësirën publike dhe digjitale.

Të fundit