Flash News

E-TJERA

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten 20 banesa dhe toka bujqësore në Libofshë

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten 20 banesa dhe toka

Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka sjellë vërshimin e ujit drejt zonave të banuara dhe tokave bujqësore në disa fshatra të Libofshës.

Gjatë mesnatës, si pasojë e dëmtimit të argjinaturës dhe prurjeve të shumta të lumit, uji ka përmbytur rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas, si edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë për të shpëtuar nga përmbytjet.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe vlerësimin e dëmeve. Sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë, ndërsa çarja e argjinaturës mbetet rreziku kryesor për zgjerimin e mëtejshëm të përmbytjeve.

Të fundit