Flash News

E-TJERA

Çahet asfalti i rrugës Skrapar–Përmet, bllokohet prej 3 orësh hyrja në qytetin e Skraparit

Çahet asfalti i rrugës Skrapar–Përmet, bllokohet prej 3

Problematikat në rrugët nacionale vijojnë të përkeqësohen në qarkun e Beratit. Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë asfalti i aksit nacional Skrapar–Përmet.

Sipas informacioneve nga terreni, rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të konsiderueshme të saj ka pasur shembje, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Dëmtimi ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit.

Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në hyrje të qytetit të Skraparit. Prej rreth 3 orësh qarkullimi është bllokuar në fshatin Buzuq për shkak të shkarjes së masiveve shkëmbore në rrugë.

Autoritetet raportojnë se po punohet për largimin e gurëve dhe pastrimin e aksit, me qëllim rikthimin e qarkullimit në normalitet.

Të fundit