Flash News

E-TJERA

Çahet kutia në Mamurras, KZAZ nuk i numëron votat: Janë të pavlefshme!

Çahet kutia në Mamurras, KZAZ nuk i numëron votat: Janë

Procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve të kësaj të diele ka nisur me tensione në disa bashki.

Në Mamurras raportohet se një kuti votimi është dëmtuar dhe siç shihet në foton e mësipërme ajo është çarë në pjesën e poshtme gjatë transportimit për në KZAZ.

Nga çarja e kutisë fletët e votimit janë lehtësisht të aksesueshme.

Kutia i është dorëzuar kryetarit të KZAZ-së dhe raportohet se është regjistruar si e pavlefshme, duke bërë që votat brenda saj të mos numërohen.

Në KZAZ nr.15 janë dorëzuar në total 216 kuti për 74 qendrat e votimit të bashkisë Kurbin.

Të fundit