Flash News

E-TJERA

Çahet rruga në Borsh, reagon ARRSH: Evitoni kalimin nga ky aks rrugor

Çahet rruga në Borsh, reagon ARRSH: Evitoni kalimin nga ky aks

Rruga në lagjen Vonja të Borshit është çarë si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit. Situata e rëndë meteorologjike, ka bërë që trupi i rrugës të ndahet në dy pjesë e të ketë rrëshqitje dherash.

Për situatën e krijuar, ka reaguar dhe ARRSH, e cila lajmëron të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks rrugor.

Reagimi i ARRSH: 

Informacion për opinionin publik dhe median❗️ Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.

Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim.

Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks.

Çahet rruga në Borsh, reagon ARRSH: Evitoni kalimin nga ky aks

Çahet rruga në Borsh, reagon ARRSH: Evitoni kalimin nga ky aks

Çahet rruga në Borsh, reagon ARRSH: Evitoni kalimin nga ky aks

Të fundit