Flash News

E-TJERA

Ahmetaj: Belinda Balluku është drejtoresha editoriale e Top Channel

Ahmetaj: Belinda Balluku është drejtoresha editoriale e Top Channel

Ish nr 2 i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj ngre pikëpyetje se pse SPAK nuk merr nën hetim ministren Belinda Ballukun.


Duke ju drejtuar SPAK-ut, Ahmetaj shprehet se paratë nuk po gjenden dhe pyet se nëse Belinda Balluku, e cila kishte për detyrë ta monitorojë inceneratorin që nga 2019-a, ka dhënë ndonjë raport.

Më tej ai shprehet ne Syri tv se nga burime të sigurta të tij, Belinda Balluku është drejtoresha editoriale e Top Channel.

“A ka raport Belinda Balluku per monitorimin e inceneratorit qe nga 2019? Pse Dumani nuk e shikon kete? 

SPAK nuk e sheh pa e thene Rama. 

Drejtoreshe editoriale e Top Channel eshte Balluku, e kam nga burime te brendshme.”– deklaron Ahmetaj.

 

Të fundit