Flash News

E-TJERA

Ahmetaj: Ju tregoj si Edi Rama "e vrau" dy herë me gur Veliajn

Ahmetaj: Ju tregoj si Edi Rama "e vrau" dy herë me gur Veliajn

Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri në arrati, ka treguar se si Edi Rama vrau Erion Veliajn dhe e përdori që drejtësia të mos arrinte te kryeministri.

Në "Çim Peka Live", Ahmetaj tha se Rama u kujdes që Veliaj të akuzohej për gjëra që nuk i kishin bërë bashkë, duke shmangur 5D-në dhe inceneratorët.

"E dini për ça është në burg Veliaj? Për dy arsye. Një që të mos akuzohet për atë që ka bërë bashkë me Edi Ramën. Meqë doni indicie. Ça urdhri ka dhënë Rama për inceneratorin e Tiranës verën e 2017. E dyta Edi Rama e hoqi me një gur e vrau dy herë. Medemek e akuzoi se i kishin rënë pantallonat në tokë SPAK-ut, dhe i duhej një ushqim shokësh siç e ka zakon që iu ngul thika. I dha Erion Velinë po i tha se shiko se mos ma ngacmoni jo për 5D jo për inceneratorë, jo jo. Do ta diskreditojmë për gjëra të tjera që të jenë larg meje", tha Ahmetaj.

 

Të fundit