Flash News

E-TJERA

Ahmetaj tregon sa firma janë mbledhur për thirrjen e Kuvendit: Referendum për të parë mbështetjen e Bashës nga baza

Ahmetaj tregon sa firma janë mbledhur për thirrjen e Kuvendit:

Demokrati që ka dalë në mbështetje të "Foltores", Bislim Ahmetaj ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur 4500 firma nga 7000 delegatë.

Ai u shpreh teksa në 'Repolitix' se në fillim "Foltorja" u mendua të zhvillohej vetëm në qarqe, por me pas u kërkua dhe në rrethe. Ahmetaj ka folur dhe për hapat që pritet të ndjekë Berisha.

Ai shtoi se përveç kryetarit, do të ndryshojë dhe statuti, duke nënvizuar se demokratët do i nënshtrohen një referendumi që do të tregojë se sa e ka mbështetjen e bazës Lulzim Basha. 

"Janë mbledhur 4500 firma nga 7000 delegatë, rreth 20% e tyre janë jashtë atdheut, 20% e tyre nuk janë hiç. Shqipëria nuk e ka ligjin e referendumit, PD do e bëjë, ky referendum do tregojë se sa mbështetje ka Basha.

Do ndryshojë statutin. Nuk do të sjellin zgjedhjen e një kryetari, por Komitet Tranzitor që do të ndryshohet statuti, që e para do jetë thirrja e një referendumi dhe referendimi do tregojë mbështetjen e Bashës. Në fillim 'Foltoret' u mendua që të mbahej në qarqe, po shumë rrethe kanë kërkuar që të mbahet", tha Ahmetaj.

Të fundit