Flash News

E-TJERA

Ahmetaj tregon ‘prapaskenat’: Si urdhëroi Rama portalet e paguara të sulmojnë Ervin Meten?

Ahmetaj tregon ‘prapaskenat’: Si urdhëroi Rama portalet e

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sërish nga arratia mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij si i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe sulmet nga kryeministri Rama.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Çim Peka në Syri TV, Ahmetaj tregoi prapaskenat e sulmit të Edi Ramës ndaj ish-ministrit të Financave, Ervin Mete.

Sipas Ahmetaj, portalet e paguara dhe të kontrolluara nga Edi Rama, janë urdhëruar të sulmojnë Ervin Meten duke e etiketuar si “njeriu i Arben Ahmetajt”.

“E dini çfarë kanë bërë me Ervinin Meten e shkretë. Po. Gruaja e një shoku tim të fëmijërisë, i masakruar, i hequr nga puna pas heqjes time, shkon ankohet tek ministri i linjës, tek Ervini. Dikush aty spiunon në paradhomë, hap derën dhe i dërgojnë haber kryeministrisë. I jepet urdhër gazetarëve mercenarë, të goditet Ervin Mete. Pas 2-3 ditësh në portalet e paguara dhe të kontrolluara nga Edi Rama, Ervin Mete, njeriu i Arben Ahmetaj. Unë nuk kam njerëz. Kam punuar në Ministrinë e Financave me të njëjtët njerëz që kam punuar edhe në 1992, plus ata që kam gjetur aty. Nuk kam marrë njeri në ministri”, deklaroi Ahmetaj.

Të fundit