
Flash News
700 euro nata/ Faktoje.al fiton gjyqin. Gjykata urdhëron ministritë të japin shpenzimet e udhëtimeve
Akuzat për vrasje, ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai
Rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe, aeroporti njofton udhëzimet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Nuk ka plan vaksinimi”, Rama i përgjigjet Sorecës: Ambasadori ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj BE
'Bën opozitarin, aq sa unë Presidentin', Meta i kundërpërgjigjet Bashës: Atij Zotërisë i them, thuaji popullit që je marrë peng
“Meta mund të bëjë rolin e kryetarit të opozitës, vetëm nëse unë bëj rolin e Presidentit”, ka qenë kjo deklaratë e kryedemokratit Basha, ajo çka e ka bërë Presidentin Meta të ashpërsojë tonet në fund të konferencës për shtyp, mesditën e sotme.
I pyetur se nëse e shihte këtë mesazh të Bashës si një kerkesë për të mos i ndërhyrë më shumë në territor, Meta është përgjigjur se “Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, por është detyra e parë e Presidentit të Republikës.”
“Atij Zotërisë i them, thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën detën”, shtoi më tej Meta.
Pyetje: “Meta mund të bëjë rolin e kryetarit të opozitës, vetëm nëse unë bëj rolin e Presidentit.” A e shihni këtë mesazh të Z. Basha si një kërkesë për të mos hyrë shumë në territorin e tij?
"Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, por është detyra e parë e Presidentit të Republikës. Dhe në këtë pikë Presidenti nuk është vetëm komandant i Forcave të Armatosura, por është edhe ushtari i parë i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani dhe çdo qytetari.
Le ta dinë të gjithë, edhe armiqtë e Shqipërisë se përgjigjen do ta marrin atje ku nuk i’u shkon mendja. Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për t’na bërë gazi i botës.
Ndërsa, atij Zotërisë(Bashës) i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe në këtë tokë", tha Meta.
Ditari politik









Të fundit

Kris Jenner hedh në gjyq vajzën që "shpiku" tradhtinë e Kanye West me Jeffree Star
15 Janar 2021, 15:01

Skandali me përfitimet e fëmijëve, dorëhiqet qeveria holandeze
15 Janar 2021, 14:52
I humbur prej ditësh, i moshuari gjendet i pajetë në ujërat e liqenit Fierzës
15 Janar 2021, 14:45
Përmbytjet/ Kryemadhi-Ramës: Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron
15 Janar 2021, 14:44

Spitalet në Brazil drejt kolapsit, mungon oksigjeni për pacientët me Covid-19
15 Janar 2021, 14:25





Kosovë/ Miratohen masat e reja anti-Covid, zgjatet orari i lëvizjes
15 Janar 2021, 13:28





Peleshi: Këtë vit dyfish më shumë reshje se në 2010-n, dëmet shumë herë më pak
15 Janar 2021, 12:28



Akuzat për vrasje, ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai
15 Janar 2021, 11:59