Flash News

E-TJERA

AI futet në zgjedhje, “Diella” e KQZ do numërojë votat në Tepelenë

AI futet në  zgjedhje, “Diella” e KQZ do numërojë

Ashtu siç u paralajmërua, Inteligjenca Artificiale do të përdoret në zgjedhjet e pjesshme që po mbahen në 5 bashki të vendit.

Sipas Komisionerit Shtetëror Ilirjan Celibashi, “Diella” e KQZ do të implementohet në Bashkinë e Tepelenës gjatë numërimit të votave, në formën e një eksperimenti.

Sipas Celibashit, sistemi me inteligjencë artificiale nuk do të ndikojë në rezultatin zyrtar, por do të përdoret vetëm për qëllime testuese.

“Në procesin e numërimit, krahas asaj që parashikon kodi zgjedhor, do të aplikojmë numërim edhe me AI. Ky informacion do të jetë publik në kohë reale. Rezultatet do të krahasohen, si në mënyrë manuale, ashtu edhe nëpërmjet AI. Me siguri, në mbyllje të procesit, do të komunikojmë më shumë në lidhje me këtë aspekt”, deklaroi ai.

Sipas Celibashit, në çdo tavolinë të numërimit janë vendosur kamera që regjistrojnë procesin. Sistemi i inteligjencës artificiale lexon fletët e votimit përmes këtyre pamjeve dhe identifikon automatikisht se për cilin kandidat është votuar, duke dërguar të dhënat menjëherë në serverët e KQZ-së.

“Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera, që regjistrojnë të gjithë procesin e numërimit. Fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen. Të gjitha këto filmime nëpërmjet një programi kompjuterik që bazohet në AI do të bëjë leximin automatik sistemi, kamera të fletës së votimit. Do ta kuptojë ky sistem duke përdorur AI se për kë është votuar. Rezultati vjen automatikisht në KQZ, pa pritur të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e tryezës së votimit”, tha Celibashi.

Të fundit