Flash News

E-TJERA

AI në zgjedhjet e 2027-ës? Përgjigjet Celibashi: Mund të përdoret në të ardhmen

AI në zgjedhjet e 2027-ës? Përgjigjet Celibashi: Mund të

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi ka mbajtur një konferencë për mediat ku foli për zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura një ditë më parë.

Celibashi u pyet nga mediat nëse Inteligjenca Artificiale do të përdoret në zgjedhjet e vitit 202, njësoj siç u përdor në Bashkinë e Tepelenës për numërimin e votave.

Celibashi nuk e përjashtoi mundësinë e përdorimit të AI në të ardhmen.

“Ndoshta për të gjithë duhet të sqarojmë që AI në zgjedhje mund të përdoret për shumë aspekte, e përdorëm për numërimin. Përdorimi i AI nuk shmang komisionerë ose anëtarë të tjera, duhet dikush që t’i shfaqë tek kamera, më pas analizohen në një program të bërë me AI. Për vlerësimin tonë do të ishte e udhës të përdorej në të ardhmen, gjithmonë nëse ne përdorim këtë mënyrë numërimi.

Nëse përdorim pajisje, ajo e kryen vetë procesin. Për sa kohë AI po përdoret në shumë aspekte të jetës, nuk ka arsye pse në procese zgjedhore të përdoret në tërësi, por se në çfarë fushe mbetet për t’u diskutuar. E bëmë jo duke parë të tjerët, por e ka sjellë zhvillimi global dhe teknologjik për ta përdorur këtë risi. Nuk ka asnjë arsye pse ta kishim droje”, deklaroi Celibashi.

Të fundit