Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Ai nuk ikën, do të qëndrojë në Ukrainë", 7 pyetjet e poetit Dmytro Chystiak

- 7 pyetjet e poetit Dmytro Chystiak –
Nga Visar Zhiti
Ai nuk ikën, do të qëndrojë në Ukrainë. Është në Kiev, në shtëpinë e tij, i ka mbuluar dritaret me libra që të mos kuptohet brendësia e asnjë dhome, të mos tërheqë vëmendjen e bombardimeve të mundshme, tank apo avion, çdo çmenduri qoftë, që po vjen nga Rusia.
Ai nuk është mbyllur në shtëpinë e tij për t’u fshehur, përkundrazi, është i lidhur jo vetëm me miqtë e shumtë që ka, por dhe jep intervista hapur në televizione të ndryshme të Europës dhe tregon për luftën e pushtuesit rus dhe luftën e bashkatdhetarëve të tij në mbrojtje të Ukrainës, jo vetëm tregon, ai po lufton dhe vetë me përkushtimin, bën jo vetëm qndrestarin heroik, por dhe i bën apel heronjve dhe botës, Ukraina nuk është vetëm vendi i tij që po lufton me pushtuesin, por dhe pragu i qytetërimit europian, i kërcënuar nga ringjallja e atij përbindëshi perandorak me ëndrrën e keqe sovjetike.
Dikur e luftuan së bashku bishën naziste, që pllakosi Europën, tani Rusia po bën atë që pësoi në Luftën II Botërore. Mos po kërkon ta risjellë atë luftë e që do të jetë apokalipsi i botës.
Për më shumë shpresë, po shkoj në dritaret e shtëpisë së Dmytro-s, aty janë dhe mbi 65 librat e tij, të botuara në Ukrainë dhe në vendet e tjera, ku është përkthyer poezia e tij, jo vetëm pranë atdheut të tij, në Azerbaxhan e Rumani, etj, por në Francë e Itali, etj, në gjuhët e Ballkanit, në Serbi e Kroaci e Maqedoninë e Veriut (e Jugut për ne), etj, dhe para ca ditësh edhe në shqip nxora disa poezi të tij në disa në media dhe tregoja që përveçse shkrimtar i njohur, ai është dhe historian i artit dhe i religjionit, kritik letrar, frankofon i shkëlqyer dhe përkthyes, profesor në Universitetin Kombëtar të Kievit, që mban emrin e poetit të tyre kombëtar “Taras Shevchenko”. Dmitry Chystiak është anëtar në Qendrën Evropiane të përkthimit letrar në Bruksel, përgjegjës në Shtëpitë botuese ukrainase "Summit-Knyga" dhe asaj franceze "L'Harmattan". Është dhe Sekretar Ndërkombëtar për Letrat e Akademisë në Universitetin Europian të Shkencave, Arteve dhe Letrave të Parisit. Është emëruar si Kreu i Urdhrit të Arteve të Ukrainës dhe Kalorës i Urdhrit Francez të Palmës akademike, etj, pra është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe tani, çdo ditë po merr çmimin më të lartë të Njeriut, të ndërgjegjes dhe moralit, jo vetëm të atdheut të tij, por të mbarë njerëzimit.
Është ende burrë i ri, me një fytyrë e pastër që di të qeshë përzemërsisht, edhe tani, siç e kanë parë në intervistat televizive për luftën kundër luftës. Kështu e njohëm, serioz dhe të qeshur ose të qeshur seriozisht në Festivalin e Poezisë në Como, në Itali, që tani i duket sikur i përket një kohe të largët të një jete tjetër.
Megjithëse tejet i ngarkuar me tragjeditë që ka sjellë lufta te dera, që edhe pse s’ka aq shumë ditë që ka filluar, duket si prej shekujsh, Dmytro Chystiak, aty në shtëpinë e tij nën gjëmimet e rënda përmes shkatërrimesh dhe vrasjes gjen kohë të përgjigjet, fisnik dhe në mesazhet që marr, falënderon për dhembshurinë vëllazërore dhe shqetësimet, për atë ankth që s’ia themi dot se mos vjen ai, çasti fatal ogurzi, kur nuk do të përgjigjet dot, që ai vetë e përmend sypatrembur, madhërishëm.
Ja, sapo më shkruajti: “In Kyiv time is hard, today a house 10 mn from mine destroyed by rocket, but ëe still hoping to survave...” (Në Kiev koha është e rëndë, sot një shtëpi 10 minuta larg times u shkatërrua nga një raketë, por ende shpresoj të mbijetoj... Ora 6.34 pasdite me orën e Shqipërisë, 14 mars).
Tronditëse! Lutemi për të dhe Ukrainën e tij. Ç'është kjo
Ka 7 pyetje të shkurtra përpara siç janë urdhrat në luftë, dhe ai po ashtu përgjigjet si në luftë, me informacionin e domosdoshëm për këdo, dhe për shqiptarët tani. I qarta si rreptësia. Me dije dhe qytetari. Brenda përgjigjeve ka guxim dhe shpresë, por fshihet dhe qortimi i përmbajtur i luftëtarit, me kumte të rëndësishme për sot dhe të ardhmen, jo vetëm të vendit të tij, ka dhe poezinë, me dashurinë njerëzore që beson të ketë fuqi të përtejme, që i mposht të gjitha vdekjet.
Fjala për Dmytro Chystiak që nga lufta:
Si është gjendja në Kiev?
Sigurisht që jeta jonë ka ndryshuar gjatë këtyre 18 ditëve të luftës. Bombardime natë e ditë, vështirësi nga më të ndryshmet, por në krahasim me qytetet e tjera, Kievi është i mbrojtur mirë: kemi energji elektrike, ujë dhe gaz, shitoret dhe farmacitë janë të hapura. Sulmet masive të trupave ruse i kemi ndalur në rrethinat dhe tani ata duhet të përballen, edhe pse kanë marrë aty kontrollin e përkohshëm. Ne presim sulme të reja pas përforcimit të trupave ruse, por ato nuk do të jenë aq aktive sa sulmi i parë në fund të shkurtit dhe do të shtyhen gjithnjë e më pas nga ushtria ukrainase. Gjendja në rrethinat e kontrolluara nga trupat ruse është dramatike: njerëzit vriten, dhunohen, grabiten shtëpitë, muzetë, kishat shkatërrohen nga sulmet ajrore dhe artileria. Mijëra e mijëra njerëz janë shpërngulur në Kiev dhe rajone të tjera. Po kështu dhe nga qyteti i Irpinit që më parë ishte qendra e jetës kulturore dhe letrare, ku ne organizonim festivalin letrar ndërkombëtar Koçur. Tani atje duket se është një jetë tjetër…
Çfarë mendoni për Presidentin tuaj Zelenski?
Njerëzit tanë në përgjithësi e mbështesin pozicionin e Presidentit Zelenski dhe të ekipit të tij. Disa diskutime që më parë ishin shenjë e shoqërisë demokratike në establishmentin politik Ukarainas, janë harruar tani për të përqendruar forcat sëbashku dhe për të shkatërruar pushtuesin.
Çfarë mendoni për atë që quhet Putin?
Putin bëri një tjetër gabim të madh që do ta konsolidojë totalisht kombin ukrainas në rezistencën e tij ndaj të ashtuquajturës "botë ruse" me tentativat për gjenocid të popullatës sonë, që e shohim në vende të ndryshme si Mariupol, Kharkiv, Okhtyrka. Ai vazhdon politikën e Perandorisë Ruse dhe përpjekjet sovjetike për të shkatërruar kombin tonë, përpjekje që nuk patën sukses. Ne e dimë tashmë se lufta do të jetë një disfatë për të dhe për vite e vite nuk do të ketë më bashkëpunim të mundshëm mes vendeve tona. Kufiri midis Evropës dhe Azisë do të jetë kufiri ynë. Por përparimi historik nuk mund të ndalet. Vizioni i Putinit për botën është nga e kaluara dhe regjimi i tij duhet të shkatërrohet siç u shkatërrua Kartagjena. Nëse jo, ka për të qenë një kërcënim i vazhdueshëm për botën e qytetëruar.
Duke folur në një televizion të Europës për luftën.
A keni frikë?
Kur shohim miliona ukrainas që luftojnë në ushtri, në forcat e mbrojtjes territoriale, në lëvizjen vullnetare, kur dimë se sa njerëz humbën familjet dhe shtëpitë e tyre, kur bombat fluturojnë ditë e natë, nuk ka kohë për frikë, por më së shumti si t'i ndihmojmë bashkatdhetarët tanë që ta përfundojnë këtë luftë me fitore. Unë e kuptoj më mirë përvojën e gjyshërve të mi që luftuan në Luftën e Dytë Botërore, ata e humbën frikën në atë epokë dhe kjo e ndryshoi gjithë jetën e tyre.
A jeni i vendosur për qëndresën?
Unë mendoj se shumica e ukrainasve po bëjnë çmos për të mbështetur bashkatdhetarët tanë për ta ndalur luftën dhe ne këtë po bëjmë tani. Kam marrë shumë propozime për t'u larguar nga Kievi për në Evropë, Amerikë dhe Azi, por mendoj se është më e dobishme për tani të qëndroj këtu dhe të ndihmoj Ukrainën që lufton me të gjitha mundësitë që kam.
Çfarë mendoni se si po sillen Europa dhe NATO?
Kohët e luftës tregojnë gjithmonë të vërtetën në botë dhe në jetën e përditshme: cilët janë miqtë tuaj të vërtetë dhe cilët janë spektatorët, cilët janë armiqtë tuaj dhe cilët nuk janë më miqtë tuaj. Ukraina falënderon të gjithë miqtë jashtë që na ndihmojnë me çdo mjet, megjithëse mijëra e mijëra civilë vriten nga avionët ruse, sepse qielli nuk është i mbyllur. Ju gjithsesi duhet ta kuptoni se, nëse Ukraina humbet, lufta do të vazhdojë në Evropë. Mundësia e katastrofës bërthamore në Çernobil dhe Energodar, të kontrolluar nga trupat ruse, është gjithashtu e mundur. Ndërkaq unë e di se me shekuj Ukraina ka qenë një pjesë organike e Evropës dhe më pas me shekuj e dominuar nga Rusia aziatike, gjë që ka ndikuar shumë tek ne. Por Revolucioni Portokalli, Maidan (Revolucioni pro europian më 2013-2014 në Ukrainë, shënim im, V. Zh.) dhe Lufta më sigurojnë që ne jemi kthyer tashmë në qytetërimin evropian. Është vetëm çështje kohe.
A do të tregoni për këtë luftë në veprat tuaja të ardhme?
Unë mendoj se një shkrimtar duhet të përjetojë katastrofën për të kuptuar çmimin e jetës, të së vërtetës dhe të gënjeshtrës, të dritës dhe të errësirës. Nëse mbijetoj, jeta ime dhe puna do të ndryshojnë me siguri. Ajo në fakt tashmë ka ndryshuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38