Flash News

E-TJERA

"Ai që të çon sms në telefon...", Zegjine Çaushi përplaset me Tedi Blushin në Kuvend

"Ai që të çon sms në telefon...", Zegjine

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehu reverva sot në Kuvend lidhur me rritjen simbolike të pensioneve. 

Sipas tij, pensionistëve po u jepet vetëm 60 lekë më shumë në ditë, ndaj ai shton se kjo është një tallje dhe poshtërim ndaj të moshuarve.

Gjatë fjalës së tij, Blushi denoncoi edhe një seri aferash të mazhorancës, përfshirë projektet “Qukës-Qafë Plloçë”, tunelin e Llogarasë dhe aksin Korçë-Ersekë, të lidhura me ish-zëvendësministren e pezulluar Belinda Balluku. Ai theksoi se deputetët e mazhorancës duhet të kenë guximin të thonë “boll” kryeministrit Edi Rama, duke përmendur edhe deputeten Zegjine Çaushi.

“Zegjine, nuk pres që të kesh eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie? Keni prindër dhe familje? Dua t’u them pensionistëve të mos mashtrohen, sepse 60 lekë në ditë është tallje dhe poshtërim”, tha Blushi.

Deputetja Zegjine Çaushi iu përgjigj duke refuzuar të komentonte drejtpërdrejt.

"I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë koment që do të kisha do t’ia jap atij personi që nuk është këtu sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht është tek vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam çfarë përgjigje t’i jap atij dhe këto mesazhet që t’i çon në telefon. Po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është sepse mbase na sheh", u shpreh ajo.


 

 

 

 

 

Të fundit