Flash News

E-TJERA

“Air Albania” qendër vaksinimi, ku do të luhet derbi Partizani-Tirana

“Air Albania” qendër vaksinimi, ku do të luhet derbi
Stadiumi “Air Albania”

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndryshe nga sfida e parë që u luajt në “Air Albania”, ndeshja e dytë e derbit do të zhvillohet në Elbasan.

Kjo pasi stadiumi “Air Albania” është kthyer në qendër vaksinimi për Covid-19. Takimi mes Partizanit dhe Tiranës, do të luhet me datë 21 janar, në orën 18:00.

Ndeshja e parë mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll me shifrat 0-0. Pas 12 ndeshjesh të luajtura, Partizani ka tri pikë më shumë se Tirana dhe renditet në vend të tretë, ndërsa bardheblutë renditen në vendin e gjashtë të tabelës në Superiore.

Të fundit