Flash News

E-TJERA

“Ajo që u bë, u bë!”/ Gjykata lë në burg 37-vjeçarin që vrau të atin në Mallakastër, në gjyq nuk shfaqi shenja pendese

“Ajo që u bë, u bë!”/ Gjykata lë në burg

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili tri ditë më parë vrau babain e tij, Qemal Mahmutaj në fshatin Greshicë të Mallakastrës me sende të forta.

Në sallën e gjyqit, 37-vjeçari nuk shfaqi asnjë shenjë pendese. "Çfarë u bë, u bë" - ka thënë autori në sallë, ndërsa të pranishëm nuk pati asnjë familjar e të afërm.

Mariglem Muhametaj qëlloi babanë me gur në kokë, ndërsa dyshohet se vuan nga probleme mendore.

 

 

Të fundit