Flash News

E-TJERA

Ajola Xoxa kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Jam shtatzënë, kam komplikacione shëndetësore

Ajola Xoxa kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Jam

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Në kërkesën e saj, Xoxa ka përmendur shtatzëninë dhe komplikacione shëndetësore, të cilat, sipas saj, kanë përkeqësuar gjendjen e saj kohët e fundit.

Aktualisht, kërkesa ndodhet në pritje të shqyrtimit nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është edhe gjyqtare themeli në procesin ndaj Veliajt dhe personave të tjerë të përfshirë.

Ajola Xoxa akuzohet për disa vepra penale, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave, mosdeklarim.

Të fundit