Flash News

E-TJERA

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK.

Xoxa ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme herët në mëngjes. Ajo ka qenë e vetme e pa shoqëruar nga avokati i saj.

Masa e sigurisë së Xoxës u zëvendësua në "detyrim paraqitje" nga masa e arrestit në shtëpi që u caktua fillimisht nga SPAK.

Kujtojmë se GJKKO rrëzoi dje ankimimin e bërë nga Xoxa për kontrollet që BKH ka kryer në banesën e çiftit në Sky Tower, si edhe kërkesën për t’i kthyer telefonin e sekuestruar.

Të fundit