Flash News

E-TJERA

Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje pas më shumë se 30 vjetësh

Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje

Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje pas më shumë se 30 vjetësh. Sipas BBC, ajsbergu i quajtur A23a u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986. Por ndaloi në Detin Weddell, duke u bërë, në thelb, një ishull akulli.

Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 kilometra katror, është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës së Madhe.

Vitin e kaluar, ajsbergu është ndarë dhe tani është gati të derdhet përtej ujërave të Antarktikut.

A23a është një kolos i vërtetë dhe nuk është vetëm gjerësia e tij që të bën përshtypje.

Të fundit