Flash News

E-TJERA

Ju gjet depo armatimi në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Ju gjet depo armatimi në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas një incidenti të ndodhur gjatë festimeve të Vitit të Ri në Aprilia. Ai u kap pasi kishte qëlluar me armë për të festuar dhe më pas kishte publikuar videon në rrjetet sociale.

Hetimi ka nisur pas monitorimit të burimeve të hapura nga komisariati i Cisternës dhe skuadra hetimore e Latina.

Videoja e postuar tregonte autorin duke qëlluar nga tarraca e një pallati, dhe pas krahasimit të pamjeve me informacionet nga Google Earth, u arrit të identifikohej vendndodhja e tij.

Gjatë bastisjes, policia ka sekuestruar 8 armë, përfshirë 7 pistoleta të markave të ndryshme, dhe një sasi fishekësh.

Arsenali ishte ruajtur në kushte të pasigurta brenda një dollapi të pa mbrojtur. Pjesë e hetimit janë edhe armët dhe gëzhojat që u gjetën të depozituara në valixhe, të ngjashme me ato të përdorura nga trafikantët e armëve.

Të fundit