Flash News

E-TJERA

Akademia e Shkencave me deputetë të PS në pension? Fuga: 5-6 janë aktualisht në Asamble

Akademia e Shkencave me deputetë të PS në pension? Fuga: 5-6

Akademiku Artan Fuga komentoi një artikull të BIRN ku shkruhet se pas 2018-s Akademia e Shkencave u mbush me deputetë të PS në pension .

I ftuar në "Ora e Betit" , Fuga konfirmoi se 5-6 deputetë janë pjesë e Asamblesë së Akademisë, pa llogaritur ata në komisione.

Fuga: Po është e vërtetë që ka deputetë që kanë votuar ligjin që është sot edhe pastaj kanë ardhur në komisionet e Akamdemisë dhe anëtarë rtë Akademisë. Sa janë, cili është roli i tyre, e meritojnë apo jo, nuk jam unë që e diskutoj. Sot në Asamble të Akademisë ka 5-6 deptetë, që shtohen dhe të tjerë që janë në komisione. A e lidh dot se janë marrë se e kanë votuar ligjin, këtë nuk e bëj dot. Sa do të shkojë kjo nuk e di. Ka një strukturë interesash në Asamble.


 

Të fundit