Flash News

E-TJERA

Akademisë së Shkencave i shtohen gjashtë anëtarë të rinj, mes tyre ish-deputeti i PS dhe shkrimtari i njohur

Akademisë së Shkencave i shtohen gjashtë anëtarë

Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i janë shtuar gjashtë anëtarë të rinj.

Në një mbledhje janë votuar kandidatët për akademikë të asociuar dhe gjashtë prej tyre janë shpallur fitues.

Mes emrave fitues është edhe ish-deputeti i PS Besnik Baraj. Kujtojmë se në mars të këtij viti deklaroi tërheqjen nga politika aktive

Gjithashtu mes emrave është shpallur fitues edhe shkrimtari i njohur shkodran, Stefan Çapaliku.

Emrat fitues:

Prof. dr. Besnik Baraj

Prof. dr. Fatbardh Sallaku

Prof. dr. Gëzim Hoxha

Prof. dr. Kozeta Sevrani

Prof. dr. Rrapo Ormëni

Prof. Stefan Çapaliku

Të fundit