Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Bilisht-Kapshticë

Aksident me vdekje në aksin Bilisht-Kapshticë
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka humbur jetën një 41-vjeçare pasagjere në një nga mjetet.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe,- njoftoi Policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit