Flash News

E-TJERA

Çakmak, tespie dhe kopsa/ Gazetari tregon ‘live’ si përdoren sendet e përditshme si përgjues

Çakmak, tespie dhe kopsa/ Gazetari tregon ‘live’ si

Gazetari Artan Hoxha ka treguar ‘live’ në studion e “Opinion” disa lloje përgjuesish që në dukje janë sende të zakonshme, madje edhe për përdorim të përditshëm.

Hoxha shpjegoi rastin e tespieve të cilat funksionojnë me lidhje Wireless, e pajisur me kamera që shërben për përgjim audio dhe video. Hoxha shkoi më tej te një çelës BMW-je, që në dukje është thjesht një çelës, porn ë fakt është e pajisur me kartë SIM.

Po ashtu, edhe vida, gozhdat, kopsat apo edhe çakmaku janë lloje përgjuesish të pajisur herë me audio dhe video, dhe herë vetëm me njërin prej tyre.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Tespi me Wireless, kjo është përdorur kryesisht në zonat për çështje të terrorizmit.

-Pra, është përgjues me kamerë?

Artan Hoxha: Ajo është me video dhe audio. Do të jap një tjetër element. Kjo këtu është një çelës BMW-je X-5, kjo vendoset te zyra jote ku bën mbledhje ti, ka një kartë telefoni brenda dhe i çohet një zile nga një telefon tjetër.

-Që nuk bie zilja…

Artan Hoxha: Zilja jo vetëm që nuk bie, por unë nga aty dëgjoj gjithë bisedat ose i regjistroj nga celulari direkt. Mund të jesh dhe në Honolulu dhe vetëm çoji zile. Kjo është për bisedën ambientale.

-Edhe sa kushton kjo?

Artan Hoxha: Nuk kushton shumë, po gjithë problemi i saj janë teknikat për t’u përdorur. Unë e kam marrë nga interneti. Ky tjetri është çakmak me audio dhe video.

-Pra ti e lë çakmakun mbi tavolinë dhe ky të kap ty?

Artan Hoxha: Unë s’pi duhanin dihet, unë përdorja dy çakmakë, se mund ta merrte ai për ta ndezur dhe ti i thua i ka mbaruar gazi. Pastaj tjerat i ke parë, vida, gozhda…

-Edhe vidat janë përgjues?

Artan Hoxha: Ke edhe kopsat për në çantat e grave…

-Kopsat përgjues, eëëë!! Kape çik kamera!

Artan Hoxha: Ajo filmon dhe me audio dhe video, ja dërgon sinjalin një pajisjeje tjetër.

Të fundit