Flash News

E-TJERA

Aksesorë floriri dhe ora të markave të shtrenjta, arrestohet një 42-vjeçar për kontrabandë në Rinas

Aksesorë floriri dhe ora të markave të shtrenjta, arrestohet

Goditet në aeroportin e Rinasit një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra në vendin tonë. Pas dyshimeve, policia ka kontrolluar në mënyrë të imtësishme bagazhet e shtetasit K. H.

Si rezultat i kontrollit, gjetën aksesorë floriri (varëse, byzylykë, unazë dhe vathë) dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve.

Policia e Tiranës bën me dije se vuri në pranga 42-vjeçarin, i cili akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Të fundit